Parku Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna” ndodhet në pjesën perëndimore të basenit të
Dukagjinit (Fig. 1.) me drejtim të shtrirjes Veri – Jug. Ka sipërfaqe prej 63.027.75
ha, e cila në aspektin administrativ i takon: Komunës së Istogut 50.74 km2
ose
8.05%, Komunës së Pejës 328.47 km2
ose 52.11%, Komunës së Deçanit 167.86 km2
ose 26.63%, Komunës së Junikut 52.72 km2
ose 8.37% dhe Komunës së Gjakovës
30.48 km2
ose 4.84% (IPH, 2013). Lartësia mbidetare luhatet nga 500 deri 2656 m
(Maja Gjeravica). Në pikëpamje gjeomorfologjike karakterizohet me gryka, lugina,
dukuri karstike, glaciale, fluvioglaciale dhe të denudacionit. Elementet
gjeomorfologjik më të rëndësishme paraqesin; Gryka e Rugovës, Gryka e
lumëbardhit të Deçanit, ndërsa në aspektin hidrik karakteristik është burimi i
Radavicit i cili në një distancë të shkurtë formon; burimin, ujëvarën dhe grykën
(Pasha H, 1975). Këto dukuri natyrore të gërshetuara midis tyre paraqesin një reliev
mjaft të larmishem dhe interesant i cili përveç që duhet të mbrohet paraqet potencial
edhe për zhvillimin edukativo-arsimor, hulumtues, zhvillim të turizmit dhe
rekreacionit etj. Qëllimi i punimit është që vë në pah veçoritë hidrografike dhe
hidrogjeologjike të Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna” me qëllim të valorizimit
të kësaj zone në aspektin e mbrojtjes së vlerave të natyrës dhe përfitimeve
ekonomike. Klima është malore me elemente të klimës kontinental (pjesa e lindore)
(Pllana, 1991). Temperaturat mesatare mujore luhaten nga -0,33°C deri 21,37°C,
stacioni Pejë dhe stacioni Istog nga 0.3°C deri 20.8°C (IH,, Jarosllav Çerni, 1983).
Në periudhën 1992-1998, temperaturat janë luhatur nga 0,94°C deri 22,2°C, me një
mesatare vjetore prej 11,4°C (stacioni Pejë), ndërsa nga 2,32°C deri 21,7°C, me një
mesatare vjetore prej 12,2°C (stacioni Istog) (IHMK, 2010). Luhatja e temperaturave në stacionin Pejë në periudhën 2002-2007, ishte nga -0,18°C deri 24°C (stacioni
Pejë) (IHMK, 2008). Në periudhën 2010-2012, temperaturat janë luhatur nga -2.1 °C
deri 23,0°C (stacioni Pejë) (IHMK, 2012). Nga të gjitha periudhat rezulton se muaj
më i ftohët është Janari, ndërsa muaji më i nxehtë është Gushti.
Reshjet mesatare vjetore luhaten nga 650 mm (pjesa fushore) deri mbi 1400 mm
(pjesa malore). Periudha kohore 1948-1978, rezulton me reshje mesatare vjetore
1408 mm (stacioni Junik), 886 mm (stacioni Pejë) dhe 706 mm (stacioni Gjurakoc)
(IH,, Jarosllav Çerni, 1983).Në periudhën 1992-1998, reshjet vjetore në stacionin
Pejë 761,8 mm dhe në stacioni Istog 515,8 mm (IHMK, 2010). Periudha 2002-2007,
tregon se reshjet mesatare vjetore në stacionin e Pejës ishin 820,05mm. Në
periudhën kohore 2010-2012 në stacionin e Pejës janë regjistruar reshje mesatare
vjetore 529,43 mm (IHMK, 2013).Rrjeti hidrografik është mjaftë i zhvilluar.
Lumenjtë kryesor janë: Lumbardhi i Pejës, Deçanit, Lloqanit dhe lumi Erenik.
Lumbardhi i Pejës në stacionin hidrometrik Drelaj ka treguar prurje mesatare vjetore
të ujit prej Qmes.vjet.=4,33 m3
/s.
Lumbardhi i Deçanit në stacionin hidrometrik të Deçanit kanë treguar se prurja
mesatare vjetore e ujit është Qmes.vjet.=4,64 m3
/s. Të gjitha ujërat rrjedhin në
drejtim të lindjes dhe juglindjes dhe shkarkohen në lumin Drini i Bardhë. Ndërtimi
gjeologjik është mjaft i larmishëm dhe kompleks. Formacionet më të vjetra janë ato
të Paleozoikut, ndërsa ato më të reja janë të Kuaternarit (Mekshiqi N., etj. 2009). Në
pikëpamje të karakteristikave hidrogjologjike (KPMM, 2006), ndërtimit gjeologjike,
litologjik, strukturor e tektonikë, në zonën e parkut janë dalluar katër tipe të
akuiferve ujor: akuiferi me porozitet intergranular, akuifer me porozitet të plasave
dhe çarjeve, akuifer karstik dhe akuifer të dobët ujëmbajtës (KPMM, 2006). Për
sa më lart, ky punim jep një panoramë sintetike të aspekteve hidrografike dhe
hidrogjeologjike të Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’ nëpërmjet përdorimit të
metodave bashkëkohore të përpunimit, bazuar në të dhëna historike dhe të kohëve të
fundit. Punim paraqet interes në aspektin aplikativ të punimeve dhe projekteve për
vlerësimin dhe valorizimin ekonomik dhe turistik të burimeve hidrike në zonën e
Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’.
National Park ,,Bjeshkët e Nemuna” is located in the western part of Dukagjini basin
(Fig. 1) with direction of expansion North - South. Its area is 63.027.75 hectares,
which administratively belongs to: Istog Municipality 50.74 km2 or 8.05%, Peja
Municipality 328.47 km2
or 52.11%, Decani municipality 167.86 km2
or 26.63%,
Junik municipality 52.72 km2
or 8.37% , Gjakova Municipality 30.48 km2
ose
4.84%, (ISP, 2013). Elevation ranges from 500 to 2656 m (Gjaravica top). In
geomorphologic point of view is characterized by gorges, valleys, karst phenomena,
glacial, fluvioglacial and denudation. The most important Geomorphic- elements
present; Rugova Gorge, Decani Lumbardh Gorge and Radavci source which forms
in a short distance: source, waterfall and gorge (Pasha H, 1975). These naturalphenomena intertwined between them represent a diverse terrain and interesting
which should be protected, because presents a potential also for developing the
education, research, tourism, recreation etc. The purpose of this paper is to highlight
hydrographic and geological features of the National Park ,,Bjeshkët e Nemuna” in
order to valorize this area in terms of protection of natural values and economic
benefits. There is a mountain climate with continental climate elements (eastern
part) (Pllana, 1991). Average monthly temperatures range from -0,33°C to 21,37°C,
Peja station and Istog station from 0.3 ° C to 20.8 ° C (IH,, Jarosllav Çerni, 1983).
In the period 1992-1998, temperatures ranged from 0,94°C to 22,2°C, with an
annual average of 11.4 ° C (Peja station), while from 2.32 ° C to 21.7 ° C, with an
annual average of 12.2 ° C (Istog station) (KHI, 2010). Fluctuation of temperatures
in Peja station during 2002-2007, was from -0.18° C to 24°C (Peja station) (KHI,
2008). In the period 2010-2012, temperatures ranged from -2.1 ° C to 23.0 ° C (Peja
station) (KHI, 2012). Apart from all periods resulted that the coldest month is
January, and the hottest month is August. The average annual rainfall range from
650 mm (the field area) to over 1400 mm (the mountain area). The time period
1948-1978 results in average annual precipitation 1408 mm (Junik station), 886 mm
(Peja station) and 706 mm (Gjurakoc station) (IH,, Jarosllav Çerni, 1983). In the
period 1992-1998, annual rainfall in Peja station 761.8 mm and in Istog station
515.8 mm (KHI, 2010). The average annual rainfall during 2002-2007 in Peja are
recorded to be 820,05mm . In the period 2010-2012 in Peja station was recorded the
average annual rainfall of 529.43 mm (KHI, 2013). The hydrographic network is
well developed. The main rivers are: Lumëbardhi of Peja, Decani, Lloqan and
Erenik River. Peja Lumëbardhi in Drelaj hydrometric station showed annual water
flow of Qmes.vjet.=4,33 m3
/s. Lumëbardhi of Decani in Decani hydrometric station
showed that average annual water flow is Qmes.vjet.=4,64 m3
/s. All waters flow
eastward and southeast and discharge to the White Drin river. Geological structure is
quite diversified and complex. Older formations are those of Paleozoic while the
newer ones are Quaternary (Mekshiqi N., et.al. 2009). In view of the hydro
geological characteristics (ICMM 2006), geological, lithological, structural and
tectonic area of the park are four distinct types of aquifers (aquifer horizons) water,
aquifer with intergranular porosity, porous aquifer crevices and cracks, aquifer with
karst porosity and terrain without water (ICMM, 2006). As above, this paper gives a
synthetic overview of hydrographic and geological aspects of the National Park
,,Bjeshkët e Nemuna’’ using modern methods of processing, based on historical and
recent data. The paper is interesting in terms of application of works and projects for
economic and tourist evaluation and valorization of water resources in the area of
National Park ,,Bjeshkët e Nemuna’’.
Real Time Impact Factor:
Pending
Author Name: Hazir ÇADRAKU , Rizah MURSELI , Shpend AGAJ
URL: View PDF
Keywords: park, gjeomorfologji, hidrografi, hidrogjeologji, akuiferetj.
ISSN: 1857-9000
EISSN: 1857-9019
EOI/DOI:
Add Citation
Views: 1